Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekesorë, Skënder Brataj ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një situatë të pakëndshme e cila i kishte ndodhur sot në mëngjes. Brataj thotë se kishte shkuar që të rimbushte telefonin dhe i është kërkuar të vendosë maskën, ndërsa vetë punonjësja e mbante maskën poshtë gojës.
Ndërkohë një tjetër qytetar që nuk mbante maskë i thotë Bratajt i cili i kërkoi që të mbante maskën, “Hec o zoteri kam pi gjysem kile raki qe ne mengjes, nuk me gje gjo mua!”. “Per te qeshur apo per te qare? Pa hyre te dera e dyqanit te telefonise sot në mengjes degjova: Zoteri nuk sherbejme pa mask.
Keni shume te drejte i thashe dhe vendosa masken. Afrohem te banaku dhe shikoj qe vajza masken e vet e mbante mi mjeker. Me fal zonje, pse nuk e vendosni masken? Na kane dhene urdher te mos sherbejme pa mask zoteri! E kisha fjalen per ju zonje.
Kam xhamin ndares zoteri me thote zonja! Edhe une e kam xhamin ndares me ju zonje i them. Nderkohe hyn nje qytetar pa mask me leket ne dore. Me boj nje karikim telefoni 1100 lek goce se jam vone. Zoteri nuk sherbejme pa mask i thote vajza.
Mushe se po dal ke dera thot zoteria dhe nderkohe nuk po leviste nga vendi. I drejtohem, zoteri te lutem ose gjeni nje mask ose dilni te dera i them. Hec o zoteri me thot, kam pi gjysem kile raki qe ne mengjes, nuk me gje gjo mua!”, shkruan Brataj.