4 ushtaraket shqiptare ne bordin e helikopterit te Forces Ajrore “Cougar” po ktheheshin nga Franca pas nje remonti te planifikuar te mjetit fluturues ushtarak.
Gjate udhetimit, pak pas nisjes nga Franca dhe nga hangaret e servisit te kompanise,
pergjegjese per servisin, Airtelis s.a.s, pilotet shqiptare kane identifikuar rrjedhje të vajit. Pas këmbënguljes së palës shqiptare helikopteri është futur sërish në servis ku ka qëndruar dy ditë. P
as garancisë së kompanisë franceze se defekti u eliminua, helikopteri është nisur në fluturim ku pak minuta pas ngritjes nga toka ka dhënë sinjalet e temperaturës së lartë në transmision. Fale eksperiences e profesionalizmit ekuipazhi shqiptar ka mundur te beje manovrat e duhura, duke bere uljen e emergjences pa pasoja per jeten e tyre. Aktualisht ushataraket shqiptare po qendrojne ne Itali, ne pritje te sqarimeve nga kompania franceze Airtelis s.a.s e cila kishte dhene garanci per mbarevajtjen e servisit te helikopterit. Procedura e mirembajtjes se helikoptereve eshte e pervitshme dhe zbatohet me rigorozitet nga Ministria e Mbrojtjes.