Do të rinisë gjithçka në 7 dhe 8 Gusht me ndeshjet e kthimit që ende nuk janë zhvilluar në 1/8 e finaleve dhe më pas sprinti që do të impenjojë të mbijetuarit e Ligës së kampioneve, nuk do të ndalet deri në finalen e madhe në 23 Gusht.
UEFA zbuloi përmes një shorti virtual të ndikuar nga pandemia, edhe pjesën e mbetur të kalendarit për “Final 8”, mënyrën e zgjedhur për të kompletuar turneun me të gjitha ndeshjet në Lisbonë. Në lidhje direkte me njëri tjetrin, përfaqësuesit e klubeve që mezi dalloheshin përtej maskave që i mbrojnë nga koronavirus, mësuan edhe shortin.
Cilido prej Realit të Madridit apo Manchester Sitit do të prevalojë mes njëri tjetrit, do të përballet me fituesen e çiftit Juventus Lion. Atalanta do të masë forcat me Paris Sën Zhermenin në një duel të cilësuar si Davidi dhe Golia, ndërsa Lajpcig në një ndeshje të vetme si të tjerët, kundër Atletikos.
Napoli dhe Barcellona do të zgjidhin fituesin mes tyre për tu përballur më pas me atë që do të dalë nga beteja mes ChelseaBayern. Cerekfinalet do të luhen nga 12 deri në 15 Gusht dhe gjysmëfinalet 3 ditë më vonë, në një mbingarkesë fizike ku do të dallojë se kush ka muskujt më të fortë, mbi teknikën. Do të luhet në stadiumet e Lisbonës, në Zhoze Alvalade të Sportingut, dhe në impiantin Da Luz që do të presë finalen e madhe në 23 gusht.