Analisti Dritan Hila bën ironi me kreun e PD Lulzim Basha dhe përpjekjet e tij për të bërë si kryeministër në Shqipëri dhe Kosovë.

Teksa sulmon stafin e PR të liderit të opozitës, Hila i rendit faktet ku të gjithë po tallen me të që nga Meta që e pret në sallen e ceremonive e deri tek shoqëria me Avdulla Hotin.

Sipas analistit, askush nuk e merr seriozisht kështu.

“Bej si kryeminister lart e poshte; shoqerohu me nje humbameno si Abdullahu qe beri figuren e oturakut perballe Vuçiç; tall edhe Meta trapin e te pret ne sallen e ceremonive.

Ku e ke gjet kete staf PR o yll?! Po nuk te merr njeri seriozisht keshtu o i bukri i dheut”, shkruan Dritan Hila në rrjetin social.