Që në fillimet e karrierës së saj Loredana ka dalluar për pasionin e madh që ka për tatuazhet dhe në trupin e saj këngëtarja ka shumë të tillë, disa prej të cilëve na i ka treguar e disa jo. Ajo po ashtu ka gdhendur në trup edhe emrin e vajzës së saj, duke bërë një tatuazh gjigant në dorë ku shkruante Hana dhe të gjithëve u pëlqeu ky gjest i këngëtares.
Por mesa duket Loredana ka edhe një tatuazh që ia ka zgjedhur e vogla e saj, ose të paktën kështu na ka lënë ajo të kuptojmë. Reperja ka shpërndarë në Instastory një foto të një prej tatuazheve të saj, ku shihet një panda dhe sipër fotos ka shkruar: “Hana e kërkoi kështuqë unë e bëra”. Loredana ka një lidhje shumë të ngushtë me të bijën, padyshim si çdo nënë. Ajo është me të kudo dhe shpesh ndan me fansat momentet e ëmbla që kalojnë nënë e bijë.