Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Temë diskutimi ka qenë pikërisht dialogu Kosovë- Serbi, vizita në Bruksel dhe takimet me Aleksandar Vuçiç. Hoti pas takimit ka thënë se ky është moment shumë i mirë për dialogun, dhe shpreson që në muajt e ardhshëm të përmbyllet marrëveshja me sukses dhe me një njohje reciproke nga dy vendet.

“Ky është procesi më i rëndësishëm pas shpalljes së pavarësisë për të përmbyllë marrëveshjen. Kemi mbështetjen kyçe të Gjermanisë dhe Francës por edhe të SHBA-së. Për të përmbyllë një marrëveshje finale që është në interes të të dy vendeve, mendojë është është një momentum shumë i mirë, sepse kemi vëmendjen të shteteve kyçe, mbesë me shpresë që në muajt e ardhshëm të përmbyllet me sukses ky proces, me njohje reciproke”, u shpreh Hoti.