Moderatorja dhe aktorja e njohur Rudina Dembacaj pak ditë më parë dha lajmin e trishtë, se babai i saj u nda nga jeta.
Pas humbje së tij, moderatorja postoi një foto në rrjetin social ‘Instagram’ pak minuta më parë ku shfaqet me nipin e saj, teksa duket e veshur me të zeza kokë e këmbë. Kujtojmë se përmes postimeve në rrjetet sociale moderatorja kishte treguar se babai i saj ishte prej disa kohësh në gjendje jo të mirë shëndetësore, për më tepër dhe në postimin e saj për ditëlindje, ajo u shpreh se ditëlindja e gjeti tek dera e spitalit.