Moderatores së lajmeve të televizionit “1+1” në Ukrainë, Marichki Padalkos, i ka rënë dhëmbi gjatë transmetimit live. Kjo situatë e pakëndshme i ka ndodhur teksa po lexonte lajmet. Në një moment ajo kuptoi që i ra dhëmbi, por megjithatë u soll sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Publikut nuk i shpëtoi ky moment dhe në rrjete sociale vërshuan mijëra komente, shumica e të cilave ishin komplimentuese në drejtim të Padalkos, e cila përgëzohej për profesionalizmin e treguar.