Këngëtari Sidrit Bejleri ka publikuar në Instagramin e tij një foto të të birit, Amad, i cili dje ka festuar 10 vjetorin.“Mos e harro kurrë që t’du shumë”, shkruan ndër rreshta Sidriti, ndërsa shton “Nuk të premtoj se do t’jem këtu, në të gjithë të ardhmen tënde, por të jap fjalën se do të t’du gjithmonë, edhe kur t’mos jem më këtu!
“Amad, Në këtë 10 vjetor të dhurimit tek ne… Mos e harro kurrë që t’du shumë!
Shpresoj që të kesh besim në vete, aq shumë sa kam besim në ty! Lutem të jesh gjithmonë mirë, kudo fati do të të tërheqë! Shijoje rrugëtimin tënd duke përkujtu Krijuesin, atë për çfarë erdhëm në këtë jetë dhe se këtu të gjithë jemi udhëtarë!
Mos harro kush je, prej nga vjen dhe rrugën që të kthen në Shtëpi! Nuk të premtoj se do t’jem këtu, në të gjithë të ardhmen tënde, por të jap fjalën se do të t’du gjithmonë, edhe kur t’mos jem më këtu!
Falenderoj Zotin që të solli këtu dhe e lus të të japë jetë të gjatë me vepra të mira! Me dashni Babi”, shkruan Sidriti dhe ndan foton me Amad.