Prej disa kohësh, këngëtarja Genta Ismajli po shijon lidhjen e saj të dashurisë me partnerin turk të quajtur Usta. Lidhja e tyre tashmë është e konsoliduar dhe veçse shkojnë kudo bashkë, Usta ka ardhur edhe në Kosovë për të takuar familjen e Gentës.
Madje, çifti ka treguar se i ka bërë edhe planet për martesë të cilat nuk janë shumë të largëta.
Deri tani kemi parë se dashuria është aq e madhe për këngëtaren shqiptare nga biznesmenin turk saqë shpesh herë e kemi parë të bëjë gjeste të bukura e dedikime shumë të ëmbla. Edhe këtë herë Usta nuk ka zhgënjyer.
Partneri i Gentës publikoj në Instagram një foto të artistet, ndërsa bëri edhe një dedikim dashurie mjaft të bukur. “Jeta me ty është më e bukur dhe më e ëmbël. Të dua dashuria ime”, ka shkruar biznesmeni turk.
Epo hë keni parë të të bëjnë dedikime të tilla, pa arsye të veçanta? Në fakt çifti po shijon disa ditë të mira pushimi në Zvicër, prej nga ku nuk kanë ngurruar të postojnë foto e video. Disa ditë më parë Usta ka gdhendur në trup emrin e Gentës, duke dashur të përjetësojë ndjenjën e tij.
Fotot janë ndarë në rrjetet e tyre sociale dhe këngëtarja duhet të ndihet në qiellin e shtatë nga ky gjest dashurie.