Ndonëse i prekur nga COVID-19, kryebashkiaku Erion Veliaj, i ka përcjellë mbrëmjen e sotme një mesazh falënderues kryeministrit Rama, edhe në shenjë mirënjohjeje.
“Mirënjohje nga zemra për gjithë mbështetjen tuaj në këtë vit të parë të mandatit të dytë“. “Nuk ka qenë aspak vit i lehtë me dy tërmete dhe pandeminë, që vijon të na ngërthejë ende sot, por Tirana nuk e ka ndalur për asnjë çast transformimin e saj falë jush. E për këtë jam çdo ditë krenar!“, ka shruar në mesazhin e tij Veliaj. “Do të vijojmë të punojmë për qytetin e ëndrrave, me po të njëjtën dashuri si ditën e parë. Do ta mund këtë flamë e do ju ribashkohem edhe më i fortë! Bashkë!”, shkruan Veliaj.
Prej tre ditësh kryebashkiaku i Tiranës është i izoluar në banesë, pasi rezultoi pozitiv me COVID-19.