Nga Alisa Ibrahimi/
Ekstremet janë pika drejt infinitit. Ato s’kanë limite, s’kanë ndalesa. Në kahe të kundërta herë pozitive dhe herë negative këto limite veç shtyjnë njëra-tjetrën. Asnjëherë s’më kanë pëlqyer ekstremet… lUnë jam një 17 vjeçare nga shkolla “Abdulla Keta” dhe asnjëherë nuk jam përballur me raste të ekstremizmit, por janë filmat, lajmet, shkolla ato që më kanë dhënë impaktin e parë negative të këtyre fenomeneve. Ter rorizmi dhe ekstr emizmi i dhunsh ëm nuk janë aspak fenomene të reja, ato kanë ekzistuar dhe do të vazhdojnë të ekzistojnë për sa kohë që ekziston njerëzimi.
Në kohët e sotme ter rori zmi dhe ekstremi zmi kanë ardhur duke u shtuar dhe duke përfshirë e rekrutuar në masë sidomos të rinjtë. Kjo për shkak se të rinjtë janë më të lehtë për t’u manipuluar. Ata s’kanë formimin e duhur për të gjetur rrugën e drejtë, shpesh-herë atë që është më e vështira e kërkon më shumë punë, ndaj priren për të qenë pjesë e radik alizmit pikërisht nga niveli i ulët kulturor qe kanë. Është pikërisht mosha e tyre adoleshente që nxjerr në pah prirjet e tyre individuale dhe pikërisht, për më tepër këtë shfrytëzon ekst remizmi i dhu nshëm.
Njëkohësisht të rinjtë janë e ardhmja e një vendi. Ata kanë vitalitet, forcë, energji, janë adrenalina e një vendi, dhe janë pikërisht këto cilësi që i bëjnë të rinjtë kaq tërheqës për grupet radikale. Përballjet e mia të para me ekstremizmin e dhun shëm kanë qenë nga filmat. Kamë parë Maratonën e Bostonit se si dy moshatarët e mi vr anë dhe pla gosën qindra persona. Shumë filma janë bërë dhe për rrëm bimet e avionëve dhe të jesh në ajër e të përballesh me një ngjarje të tillë është dyfish më stresante.
Shumë tragjike dhe pse unë nuk kisha lindur, ka qenë dhe ngjarja e 11 shtatorit, ku për disa sekonda u shuan qindra frymë njerëzish. Kullat binjake të cilat nën hirin e tymin e tyre gro posën burra, gra dhe fëmijë mbeten një tr aumë e madhe për gjithë njerëzimin. Frika dhe kaosi bashkëjetuan e bashkëjetojnë për vite të tëra mes njerëzve. Pasojat e saj ndihen ende dhe sot. Por dhe rrëm byesit në emër të islamizmit që presin kokat e njerëzve që shpesh shkojnë për ndihma e shërbime komunitare përbën një eks tremizëm të dhu nshëm që të krijon pasiguri jorehati dhe të bën të ndihesh i pafuqishëm në botën ku jeton.Por shpesh nuk mendoj se jemi kaq të pafuqishëm. Ne duke i bërë ballë mund ti mundim ata. Asnjëherë s’e kam kuptuar se çfarë do ta joshte një të ri të bëhet kam ikaz. Por psikika e njeriut është mister, një mister që errësirën e tij e bën më të frik shme kur qindra jetë njerëzish mund të jenë në dorën e një xhiha disti, naz isti, te një religjioni pa fe, satanik dhe te pakuptimte.
A do te joshesha unë? Kurrë! A do të luftoja unë kundër tij? Me gjithë qenien time. Do luftoja dhe mundja injorancën. Shkollimi dhe virtytet e larta njerëzore do t’i edukoja në maksimum dhe do ta mundja errësirën. Do të gjeja dritë përtej tunelit te errët për të shpëtuar këdo që do të gjendej para tij me dashje apo rastësisht.*Ky artikull është pjesë e projektit “Ambasadorët e Rinj kundër Ekstremi zmit të Dhun shëm me mbështetjen e U.S Embassy Tirana.