Zlatan Ibrahimovic dhe Gianluigi Donnarumma janë shumë pranë zgjatjes së kontratave me Milanin, pas një takimi me menaxherin e vet, Mino Raiola. Su lmuesi suedez dhe portieri italian u panë duke udhëtuar me helikopter nga qendra stërvitore e Milanit drejt shtëpisë së Raiolas në Monte Carlo te shtunën, transmeton Gazeta Express. Sipas Gazzetta dello Sport, të dy janë të etur për të qëndruar në Milan dhe madje mund të pranojnë ulje page për këtë.

E ardhmja e tyre në San Siro ishte e dyshimtë, pro vendimi i klubit për të hequr dorë nga Ralf Rangnick dhe për ta mbajtur trajnerin e tanishëm Stefano Pioli ka bërë dallim të madh. Kontrata e Ibrës mbaron këtë fundsezon, por edhe pse i mbush 39 vjet ai e ka mundësinë për ta zgjatur atë edhe për një vit tjetër. Sa i përket Donnarummas, kontrata e tij e tanishme mbaron në qershor të vitit 2021.