Presidenti Ilir Meta, veshur bardhë e blu, me dy gishtat lart, ka përshëndetur ekipin kryeqytetas për titullin kampion. Ndërkaq Meta ka përmendur një nga një emrat ndër vite që i sollën suksesin Tiranës. Presidenti siduket e ka ‘tradhtuar’ ekipin Celtic sa për fitoren e Tiranës. Postimi i çuditshëm vjen pak orë para ndryshimeve Kushtetuese që Kuvendi pritet të votojë.
Ja çfarë shkruan Ilir Meta: Edhe pak orë për t’iu bashkuar festës bardhë e blu! E meritonte Tirona të rikthehej fuqishëm në këtë 100-vjetor të kryeqytetit! Ky sukses është edhe në nderim të: Selman Stërmasi Riza Lushta Naim Kryeziu Myslym Alla Enver Shehu Niko Xhaçka Skënder Hyka Petrit Dibra Skënder Hodja Fatmir Frashëri Luigj Bytyçi Millan Baçi Perikli Dhales Arjan Bimo Edmond Gëzdari Halim Mersini Arben Minga Agustin Kola Shkëlqim Muça Ali Mema dhe Dinastia Mema Skënder Halili Nevil Dede Elvis Sina Devi Muka Blendi Nallbani Ansi Agolli.
E sa e sa yjeve të tjerë bardhë e blu, por edhe kuq e zinj. Të respektojmë sot të gjitha udhëzimet, për mbajtjen e maskave dhe distancave fizike. Shëndeti më i rëndësishëm se çdo gjë! URIME TIRONA!