Kreu i shtetit Ilir Meta priti sot në një takim në Presidencë Lulzim Bashën, por ‘harroi’ protokollin duke e shkelur. Ilir Meta ndryshe nga herët e tjera, sot liderin e PD-së nuk e priti në sallën ku kanë zhvilluar më parë takimet, por në atë ceremoniale ku pret personalitetet më të larta shtetërore, Presidentë dhe Kryeministra.
Për të forcuar idenë se devijimi nga protokolli nuk ishte rastësor, por me qëllim, mendoi sërish Meta, që në momentin e parë të pritjes u ndal për disa sekonda në këmbë duke i treguar kryedemokratit pikturën e Besëlidhjes së Lezhës. Mesazhi për rëndësinë e vizitës së liderit të PD-së ishte i qartë nga Ilir Meta, ndërsa Edi Rama sot u shpreh se ‘Presidenti është në opozitë dhe Presidenca është seli e opozitës’.