Epidemiologia Rovena Daja e ftuar në “Repolitix’ në Report Tv foli për rastin e infektimit të dy futbollistëve të Partizanit duke thënë se këshilla e saj është që edhe pjesëtarët e tjerë, të cilëve u ka dalë negativ tamponi të qëndrojnë të vetëizoluar për 14 ditë për aq kohë sa duhet dhe koha e ikubacionit të virusit, pasi mund të bëhen në një rrezik potencial për lojtarët. Në lidhje me zhvillimin e derbit kryeqytetas që pritet të mbahet më 10 korrik, epidemiologia Daja tha se mirë do të ishte që ndeshja të mos zhvillohej.

“Nëse një pjesëtar i ekipit ka rezultuar pozitiv të gjithë të tjerë edhe pse u ka dalë testi negativ, mirë është të qëndrojnë në izolim 14 ditë aq sa duhet për inkubacionin e virusit, pasi shenjat mund të shfaqen me vonë. Si rregull është që të qëndrojnë të izoluar për 14 ditë pasi mund të bëhen rrezik potencial për të tjetër. në lidhje me ndeshjen këshilla ime është që ajo të mos zhvillohet”, tha Daja.