Volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte, në gjashtëmujorin e parë të 2020-ës është 2 milionë tonë, duke u ulur me 8.8 %, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të 2019. Shkak i uljes së volumit të mallrave në porte gjatë gjsymës së parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë është situata e krijuar prej infeksionit COVID-19.
Për shkak të kufizimeve në lëvizje edhe transporti i pasagjerëve shënoi rënie. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, në gjashtëmujorin e parë të 2020-s, kanë udhëtuar me linjë detare 152 337 pasagjerë, duke u ulur me 68.4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.