Interi e ofron Skriniarin në këmbim të Martialit Klubi italian është i gatshëm të heq dorë nga qendërmbrojtësi sllovak për sulmuesin francez Interi është i gatshëm të heq dorë nga Milan Skriniar. Mirëpo, “Nerazzurri” do ta bënin një gjë të tillë vetëm nëse Manchester United ia ofron në këmbim Anthony Martialin. Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”. “Djajtë e Kuq” e vlerësojnë sulmuesin francez afro 70 milionë euro, përcjell Gazeta Express.
Ndërsa, Zikaltrit po shpresojnë që United ta ulë këtë çmim dhe t’i ndërrojnë lojtarët kokë më kokë. Trajneri Antonio Conte mendon se Martial do t’i përshtatej perfekt sistemit të Interit. Martial ka kontratë me klubin nga “Old Traffordi” deri në vitin 2024.