“Nerazzurri” kërkojnë fitore ndaj Fiorentinës për ta rikthyer pozitën e dytë në tabelën e Serie A Interi llogarit në fitore ndaj Fiorentinës sonte, në kuadër të xhiros së 35-t të Serie A.
“Nerazzurri” i duan të tria pikët për ta rikthyer pozitën e dytë në tabelë, tri xhiro pa përfunduar sezoni. Aktualisht, kjo pozitë i takon Atalanatas, e cila e ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. Nga ana tjetër, Fiorentina luan pa presion në këtë ndeshje pasi është larg zonës së Evropës dhe ekipeve të rrezikuara. Kjo ndeshje do të fillojë në orën 21:45.
Napoli ndërkohë e do fitoren në udhëtim ndaj Parmës për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Europa League. Dueli në mes të Parmës dhe Napolit do të fillojë në orën 19:00. E njëjta vlen edhe për Romën, e cila i kërkon tri pikë në përballje me SPAL-in si mysafire. Kjo ndeshje do të fillojë në orën 21:45.