Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, njofton se po zgjeron investimin në rritjen e shërbimit cilësore të furnizimit me energji të abonentëve të saj. ” Problemi me kushtet teknike të sistemit të matjes, nuk përbën shqetësim vetëm për abonentët, por edhe për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSHEE) cilësi e dobët furnizimi matje konsumi jo-korrekt rrezik për jetën”- thuhet në njoftimin e OSHEE-s.
Ndërsa thekson se, po i kushton rëndësi investimit në teknologji, duke zëvendësuar rrjetin e vjetër dhe kaotik me pajisje të reja elektronike bashkëkohore të matjes dhe sistemimit të shpërndarjes së linjave brenda kushteve teknike OSHEE bën të ditur se, prej disa ditësh, banorë pranë rrugës “Xhanfize Keko” (kabina “Sadik Petrela”) marrin energji përmes pajisjeve të reja elektronike dhe elektrike falë punës së ekipit, duke përfituar shërbim më me cilësi në furnizimin me energji elektrike.