Pas pothuajse tre muajsh lehtësimi gradual të masave të marra për të frenuar përhapjen e COVID-19, Islanda njoftoi sot zmbrapsjen e këtij procesi, pas rritjes së madhe të infektimeve në vend.
“Ne duhet të reagojmë shpejt”, tha kryeministrja Katrín Jakobsdóttir, në një konferencë për shtyp. Qeveria ka njoftuar shtrëngimin e kufizimeve përsa i përket grumbullimeve, nga 500 persona në 100, si në masat e para të marra më 16 mars, në fillimin e epidemisë.