Ajka festoi 2-vjetorin dje në një party të madhe të organizuar nga prindërit e saj Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku. Dyshja e njohur publikoi foto dhe video nga festa, ku na tregonin portretin e ëmbël të vogëlushes, e cila ishte veshur njësoj me mami Xhensilën, me fustan rozë. Por çfarë dhurate mori Ajka për ditëlindje? Vogëlushja u bë me një shoqe të re të dielën, pasi prindërit i dhuruan një qenushe të vogël, të llojit Pomeranian.

Ky është qeni i dytë që Ajka merr dhuratë pasi në ditëlindjen e saj të parë, prindërit i dhuruan një qen të racës së veçantë Weimaraner. Por duke qenë se Xhensila i ka frikë kafshët, dhe qeni është bërë super i madh tani që është rritur, ata menduan t’i dhurojnë Ajkës një qenush të vogël, për ta mbajtur në shtëpi!

Po çfarë u bë me qenin e parë? me siguri Besi e ka dërguar tek gjyshja e tij në fshat, ku shkojnë e argëtohen vazhdimisht. Festa e ditëlindjes u organizua në kopshtin e shtëpisë së Bes Kallakut dhe nuk munguan miqtë e afërt të familjes.