The Sun ka bërë të ditur se klubet e Premier League kanë marrë një vendim për fillimin e sezonit të ri në fundjavën e 12 shtatorit.

Gjithashtu, klubet kanë konfirmuar edhe se finalja e Superkupës së Anglisë do të luhet më 30 gusht në Wembley.

Sipas së përditshmes angleze, kalendari i kampionatit anglez do të jetë më i ngjeshur mes dhjetorit dhe janarit me shumë ndeshje që do të luhen në mesjavë.