Arbana Osmani po pret plot emocion të bëhet nënë për herë të dytë. Moderatorja dhe regjisori Eduart Grishaj do bëhen me një djalë dhe gjinia u zbulua gjatë një surprize që stafi i emisionit i bëri Arbanës. Vetë moderatorja ka treguar se verën do e kalojë në maternitet, duke lënë të kuptohet se është në javët e fundit të shtatzënisë.
Ditën e sotme Arbana ka postuar një foto nga udhëtimi në Tropojë, ku shfaqet plot nur dhe dallohet barku i rrumbullakosur.
Moderatorja ka marrë komplimenta e urime të shumta nga fansat.