Pregrad Mijatovic e ka pranuar se, megjithëse zemra i rrah për Real Madridin, nuk mund t’i shmangë ndeshjet e Barcelonës asnjëherë, për shkak të dëshirës së zja rrtë për ta parë Lionel Messin duke luajtur.
Ish-sulmuesi i Real Madridi adhurohet nga madrilenët, pasi mbahet në mend për golin e fitores që e kishte shënuar në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 1998. “Edhe pse jam madrilen, dua ta shoh Messin duke luajtur në Spanjë për shumë vite të tjera”, tha Mijatovi për Radio Continental.
“Barcelonën e shikoj vetëm për ta parë Messin duke luajtur”, shtoi ai. Real Madridi është buzë fitimit të titullit në La Liga, pasi zotëron një epërsi prej katër pikëve në krye të renditjes ndaj rivalit, Barcelonës, me katër ndeshje të mbetura deri në fund.