Jennifer Aniston ka përjetuar një nga ato mëngjese ku është zgjuar e lumtur dhe plot me energji pozitive. Kjo ndodhi pasi aktorja 51-vjeçare mësoi se është nominuar në “Emmy Awards” në kategorinë “Artistja më e mirë në rol kryesor” për serialin e shumëpërfolur “The Morning Show”. Kjo është hera e parë pas 11 vitesh që ylli hollivudian nominohet në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Gjatë gjithë karrierës së saj Jennifer ka marrë 7 nominime. Përmes një postimi në Instagram ajo u shpreh se ndihet e nderuar që do të jetë pjesë e eventit dhe tani i duhet të vendosë se çfarë maske do të veshë që të duket sa më bukur. “Kjo skuadër ka punuar shumë për të sjellë serialin më të mirë që mund të realizonim, dhe ndjehem shumë e nderuar që jam pjesë e tij. Faleminderit për vlerësimin dhe urime të gjithëve. Tani më duhet vetëm të mendoj çfarë maske të vesh,” shkruan Aniston.