Johnny Depp ka treguar momentin kur vendosi të ndahej përfundimisht nga Amber Heard dhe na duhet të themi që është një situatë e tillë që nuk e harron dot! Ai tha se pasi gjeti jashtëqitjet e saj në shtratin e tyre martesor, vendosi të divorcohej njëherë e mirë.

Në një deklaratë të shkruar, aktori kishte deklaruar se Heard ose ndoshta një nga miqtë e saj, ishte përgjegjës për incidentin, por pretendoi se ajo i hodhi poshtë aku zat duke e cilësuar atë thjesht si “një shaka të padëmshme”. Kjo për aktorin, ishte goditja e fundit në martesën e tyre, e cila tashmë kishte marrë tatëpjetën.

Legjenda e Hollivudit, 57 vjeç, ka hedhur në gjyq gazetën The Sun për etiketimin e tij si një “burrë që rreh gra” dhe i quajti ato akuza “të sëmura dhe plotësisht të pavërteta” në Gjykatën e Lartë në Londër. Ai doli në gjykatë për të mohuar dhu nën ndaj Heard, si një seri tregimesh të pavërteta të gazetave dhe tha se ishte e pakonceptueshme që ai të godiste ndonjëherë një grua.

Por zbulimi më i bujshëm nga Depp ishte momenti kur ai vendosi të divorcohej nga Heard, pasi ajo kishte lënë jashtqëqitjen në shtratin e tyre. Depp përmendi gjithashtu një incident tjetër, në të cilin ajo vazhdimisht e grushtonte atë në fytyrë në një avion privat në vitin 2014.

Nga ana tjetër, avokatët e aktores e përshkruan Depp si një dhu nues, i cili vazhdimisht e sul monte atë kur ishte i de hur ose i dro guar.