Të gjithë e dimë se këngëtarja Jonida Maliqi është e fiksuar pas tatuazheve dhe një pjesë të konsiderueshme të trupit të saj e ka të mbushur me të tillë. Këngëtarja duket super cool me tattoo-të në trupin e saj, ku ka gdhendur fjalë e imazhe mr kuptim të veçantë për të. Sot, ishte pikërisht i biri Dan ai që i dha Jonidës një ide super të bukur për tatuazhin e radhës. Ai i kishte lënë të ëmës një mesazh të ëmbël të vizatuar në murin e shtëpisë, ndërsa Jonidës i pëlqeu jashtëzakonisht shumë ky gjest. Madje, njërin prej vizatimeve të Danit ajo vendosi ta bëjë tatuazh.
“Sapo më dhuroi tatuazhin e radhës!”- shkroi Jonida krahas postimit të saj frymëzues. Keni vendosur ndonjëherë kaq shpejt për një tatuazh?