Neymar Junior është dëshira e madhe e Barcelonës, por duket se do të jetë e vështirë që të realizohet. Numri një i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka deklaruar se blerja e lojtarëve këtë verë do të varet vetëm nga shkëmbimet e futbollistëve dhe përderisa Paris Saint Germain nuk pranon diçka të tillë, është e pamundur që të ndodhë transferimi.
“Nëse futbollistët s’mund të merren në marrëveshje shkëmbimi me futbollistë tjerë, është shumë e vështirë për ta që të vijnë”, u përgjigj Bartomeu kur u pyet për Neymarin. Sido që të jetë, Barça do të shpresojë deri në fund, PSG mund të vendosë që të nisë bisedimet nëse Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele përfshihen në marrëveshje.