Nëse vitin e kaluar impakti i tij me realitetin juventin ishte i jashtëzakonshëm, sezoni i dytë në Torino i Cristiano Ronaldo ishte ai i kurorëzimit, nëse mund të flitet me këtë term për një kampion të afirmuar si ai. Titulli i nëntë radhazi ka kaluar mbi të gjitha përmes lojërave të tij e nga golat e tij: 31, deri tani në kampionat. Të cilave i duhen shtuar 2 në Champions e po aq në Kupën e Italisë. Numra që i kanë dhënë një rekord të jashtëzakonshëm. CR7 është bërë lojtari më i shpejtë në historinë e Serie A që ka shënuar 50 gola: iu deshën vetëm 61 prezenca në dy vjet. Para tij rekordi i takonte Andriy Shevchenko, që i kishte arritur në 68 takime. Është bërë lojtari i parë në histori që shënon të paktën 50 gola në Premier League, Liga e Serie A.
Lojtari i tretë në historinë të Juventus që shënon të paktën 30 gola sezonalë në kampionat: para tij kishte arritur vetëm John Hansen (30 në 1951-52) e Felice Borel (31 në 1933-34). I mjafton një gol në dy javët e fundit për tu bërë më i miri i të gjitha kohëve e të thyejë një rekord që zgjat 86 vjet. Në këtë sezon, impakti i tij ka qenë vendimtar, duke vënë shenjën në 42% të golave të skuadrës (31 në 71). Duhet kujtuar që portugezi është një makinë e vërtetë, duke qenë se në gjithë sezonin është zëvendësuar vetëm dy herë: në ndeshjen e vajtjes me Milan e në kthimin me Genoa. Në të gjithë ndeshjet e tjera që ka zbritur në fushë, ka luajtur për 90′.
Në 22 shkurt, kundër Spal, ka arritur Fabio Quagliarella e Gabriel Omar Batistuta në kuotën 11 në krye të klasifikimit të lojtarëve që shënuan për më shumë ndeshje radhazi në Serie A. Në 2020, mes të tjerash, ka shënuar në të gjitha ndeshjet që luajti me përjashtim të sfidave kundër Inter, Sassuolo e Udinese. Për të fituar klasifikimin e golashënuesit (e ndoshta të mundë rekordin e shokut të skuadrës Higuain me 36 gola në një sezon) duhet një mrekulli, pas tripletës së Immobile kundër Veronës. Po për Cristiano Ronaldon, asgjë nuk është e pamundur.