Juventus, gjithmonë në kërkim të një sulm uesi që të mund të zëvendësojë Higuain, po përshpejton negociatat me Wolves për Raul Jimenez. Sipas AS, kontaktet mes drejtuesve bardhezinj dhe klubi anglez janë shtuar dhe janë në një pikë të mirë.

Pas sezonit të mirë në Premier, Wolves e kanë vlerësuar 100 milionë euro sulmuesin meksikan. Juventus, për momentin, ofron gjysmën. Sipas së përditshmes spanjolle, marrëveshja mund të arrihet për 80 milionë euro. Largimi i Jimenez nga Premier League është i sigurt, sepse Wolves e kanë gati zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për Paulinho-n, sulmues portugez i Braga-s.