Çdo mëkat i bërë nga Juventusi apo Lazio që pas rikthimit në fushën e lojës pas pandemisë mund të lahet ndoshta në një sfidë të vetme 90-minutëshe në Torino, ku ndoshta titulli i Serisë A mund të hapet ose të mbyllet sërish.

Për këtë do të vendosë fusha e lojës në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 34-t në Serinë A, me Juventusin që niset nga një +7 përballë Lazios në renditje.

Derisa Lazio ka shansin që të shkojë në vetëm 4 pikë diferencë 4 xhiro para fundit të sezonit në Serie A, andaj kjo ndeshje do të thotë shumë për të dyja skuadrat.