Gjashtë gola u pësuan në dy ndeshjet e fundit, vetëm një pikë e fituar. Sidoqoftë, e mjaftueshme për ta thelluar distancën nga +7 në +8 pikë nga ndjekësi më i afërt, në krye të Serie A. Qartësisht, forma që po kalojnë bardhezinjtë nuk duket më e ndritshmja. Tani, Juventusi, gjashtë ndeshje nga fundi i kampionatit, duhet të kalojë provimin e Sassuolo, një nga skuadrat më të mira.
“Zonja e vjetër” ka një diferencë të bollshme sigurie, por fitorja e Atalantës me Brescia, angazhimet e Interit dhe Lazio, si dhe mbi të gjitha përplasja direkte me bardhekaltrit të hënën, ende i lënë skenarët e titullit të hapur. Juve, megjithatë, mund të bëjë matematikë. Në të vërtetë, siç tha Sarri, llogaritja është kjo: duhen edhe 11 pikë në 6 ndeshje. Atëherë titulli do të jetë i sigurt.
Sassuolo ka frenuar Interin dhe Lazio në këtë kampionat. Pra, bardhezinjtë janë të paralajmëruar. Formacioni i Sarrit pritet të ndryshojë pak në krahasim me sfidat e fundit. Szczesny do të jetë në portë, me Danilo dhe Alex Sandro në krahë të mbrojtjes. Kuadrado është i skualifikuar, jashtë vijon të mbetet De Sciglio. Një pushim i mundshëm për Bonucci, siç njoftoi dje Sarri. Rugani mund të bashkohet me De Ligt në qendër të mbrojtjes, duke pasur parasysh që Chiellini nuk ka 90 minuta në këmbë.
Në mesfushë, Bentancur dhe Rabiot janë favoritë mbi Ramsey dhe Matuidi për të luajtur si titullarë, në dy anët e “regjisorit” Pjanic. Në sulm, përkrah të paprekshmëve Dybala dhe Cristiano Ronaldo, me portugezin në gjueti të “Këpucës së Artë”, mund të shohim akoma Bernardeschi, përpara Douglas Costa.
Ja formacionet e mundshme:
SASSUOLO (4-2-3-1): Consigli; Müldür, Chiriches, G. Ferrari, Kyriakopoulos; Magnanelli, Locatelli; Berardi, Djuricic, Boga; Caputo.
JUVENTUS (4-3-3): Szczesny; Danilo, De Ligt, Rugani, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Rabiot; Bernardeschi, Dybala, Cristiano Ronaldo.