Të rralla janë rastet kur moderatorja Alketa Vejsiu ndan me ndjekësit e saj në rrjete sociale detaje nga jeta personale. Ajo mundohet ta mbajë familjen sa më larg syrit të mediave dhe i shmanget thuajse çdo pyetjeje lidhur me ta, mirëpo zemra e nënës mund të bëjë edhe përjashtime. Teksa ka shijuar perëndimin pranë të birit në bregdet, ajo s’mund të mos i ndante këto momente kaq të ëmbla me ndjekësit.
Alketa ka filmuar bregun e qetë të detit duke e shoqëruar me një këngë të lehtë, ndërsa pranë saj është ulur i biri.
“O jeta ime, o zemra ime”- janë fjalët që moderatores i dalin nga shpirti për djalin e saj. “O Jeta Ime, O Muzika ime, o Zemra ime! Ka mama çun”- shkruan Alketa krahas videos që na e bëri zili të gjithëve. Alketa është dakord me shprehjen se gjërat më të bukura në jetë janë falas, siç ishte ky moment kaq i çmuar me djalin e saj.