Greis Çomo, vajza e shefes së Infektivit, Najado Çomo ka vendosur t’i bëjë një dedikim prekës nënës së saj. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Greis Çomo shkruan se prej më shumë se katër muajsh nuk e ka takuar dot vajzën e saj. Më tej, Greis shkruan se ajo dhe babai i saj e shohin çdo ditë, sytë e doktoreshës që lodhen dhe u bën thirrje njerëzve që të respektojnë masat e marra dhe të vendosin maska.

“Personat që më njohin e dinë sa njeri diskret që jam, por e ndjej të nevojshme të shkruaj “2 fjalë”… Prej më shumë se 4 muajsh, nuk mund të përqafoj dot mamin tim… Prej më shumë se 4 muajsh, vetë ajo nuk mund të përqafojë dot gjyshen time… Prej më shumë se 4 muajsh, unë dhe babi, shohim çdo ditë në sytë e saj lodhjen, përkushtimin, dëshpërimin për jetët e humbura, pavarësisht përpjekjeve të panumërta që stafi mjekësor është dukë bërë…

Prej më shumë 4 muajsh stafi mjekësor, të gjithë pa asnjë përjashtim, janë duke shërbyer me një energji dhe forcë të paimagjinueshme… Prej më shumë se 4 muajsh na kërkohet që të zbatojmë disa rregulla të cilat, në këndvështrimin tim, nuk janë kaq të vështira dhe të pamundura. Ju lutem, tregohuni pak egoist për veten tuaj, ruani distancën, vendosni maskën,” shkruan Çomo ndër të tjera.