Ditën e djeshme ylli i rrjeteve sociale, Kim Kardashian është shprehur se nuk ka fuqi ta ndihmojë Kanye West në betejën e tij me çregullimin bipolar. Kim gjithmonë është shprehur për bashkëshortin e saj se është një person i shkqlqyeshëm por i komplikuar.

Rrjeti më herët u trondit nga deklaratat e njëpasnjëshme që West bëri në llogarinë e tij në “Twitter” , ku mes shumë deklaratave që dha ai shtoi se prej shumë vitesh po përpiqej të divorcohej nga Kim, kjo për arsye se ajo ishte takuar me reperin Meek Mill në një hotel. Gjithashtu ai pretendonte se ‘Michael Jackson është vrarë dhe se babai transgjinor i Kim, Kris Jenner është një “suprenacist i bardhë” dhe se e quante veten presidenti i ardhshëm i SHBA.

Menjëherë një reagim erdhi nga Kim e shqetësuar nga ato që bashkëshorti i saj kishte deklaruar ajo u shpreh se Kanye ka çregullime bipolare dhe se asnjëherë nuk ka preferuar të flasë mbi këtë çështje në publik.

“Siç shumë nga ju e dinë Kanye ka çrregullim bipolar. Të gjithë ata që kanë të dashurit e tyre në këtë gjendje e dinë sesa e komplikuar e sa e dhimbshme është. Unë nuk kam folur kurrë publikisht, sepse jam shumë protektive ndaj fëmijëve tanë dhe të drejtës së privatësisë së Kanye. Por sot ndjej se duhet të komentoj, prej stigmës dhe paragjykimit ndaj sëmundjeve mendore. Ata që i kuptojnë sëmundjet mendore apo dhe sjelljen kompulsive, e dinë se familja është e pafuqishme, përveç rasteve kur anëtari i saj është minoren. Njerëzit që nuk e kanë këtë eksperiencë mund të jenë paragjykues. E kuptoj që Kanye mund të jetë objekt kritikash sepse është një person publik dhe veprimet e tij nganjëherë shkaktojnë opinione apo emocione të forta”-tha ajo.