Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi sot seancën plenare ku u miratuan pr/ligjet në rendin e ditës. Kuvendi miratoi Raportin e veprimtarisë vjetore të Avokatit të Popullit me 85 vota pro, 14 kundër dhe 7 abstenime. Më pas Kuvendi miratoi Raportin e veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare me 81 vota pro, 16 kundër dhe 11 abstenime. Kuvendi miratoi edhe Raportin e veprimtarisë vjetore të Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2019 me 80 vota pro, 22 kundër dhe 9 abstenime. Rendi i ditës vijoi me shqyrtimin e 3 akteve normative të Këshillit të Ministrave.
I pari ishte Akti normativ “Për një shtesë në aktin normativ, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar që u miratua me 86 vota pro, 18 kundër dhe 8 abstenime. I dyti ishte Akti Normativ “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar””, që u miratua me 91 vota pro, 16 kundër dhe 6 abstenime. I fundit ishte Akti Normativ “Për marrjen e masave të përkohshme për mbështetjen e sektorit të turizmit”, i cili u miratua me 86 vota pro, 19 kundër dhe 6 abstenime.
Në vijim të rendit të ditës u shqyrtuan 3 projektligje. I pari ishte projektligji “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë” të ndryshuar”, që u miratua me 95 vota pro, 12 kundër dhe 4 abstenime. Më pas u shqyrtua projektligji “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë” që u miratua me 82 vota pro, 19 kundër dhe 9 abstenime. Projektligji “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme”, u miratua me 85 vota pro, 16 kundër dhe 9 abstenime. Seanca plenare e ditës së sotme votoi kundër dekretit të Presidentit të Republikës “Për tregjet e kapitalit” , i cili u rrëzua me 84 vota kundër, 17 pro dhe 8 abstenime.
Më tej u vijua me diskutimin e projektvendimit “Për strukturën, organikën dhe nivelin e pagave për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”” që u miratua me 83 vota pro, 22 kundër dhe 5 abstenime. Në seancën e sotme plenare u votua dhe për 3 projektvendime të tjera. Projektvendimi “Për deklarimin e përfundimit të veprimtarisë së Komisionit të Pavarur të Koordinimit, Monitorimit dhe Ndjekjes së Zbatimit të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, u miratua me 84 vota pro, 16 kundër dhe 11 abstenim; Projektvendimi “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme” të ndryshuar”, u miratua me 97 vota pro, 10 kundër dhe 4 abstenime. I fundit që u votua ishte projektvendimi “Për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik”, për të cilin ishte propozuar kandidatura e Jonaid Myzyrit. Me 94 vota pro, 10 kundër dhe 8 abstenim, Myzyri u zgjodh kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik.