Edi Rama shpjegoi mbrëmjen e sotme se përse Ilir Metën e cilësoi si pjesë të opozitës jashtë parlamentit. “Kur presidenti fton opozitën në zyrë dhe pastaj lëshon klithma dhe kushtrime për përmbysje të regjimit, nuk e di cfarë mund të quhet përveç se drejtues i opozitës.
Kur fton opozitën dhe pastaj bashkë me opozitën bashkë bëjnë thirrje për përmbysje të regjimit, thashë kur organizon shtabin e luftës kundër qeverisë në presidencë me opozitën dhe kur del para popullit bashkë me opozitën dhe thërret popullin në miting”.
Por kë do të preferonte përballë mes Metës, Bashës dhe Berishës? “Nuk unë i zgjedh unë rivalët dhe nuk kam unë problem kundërshtarët në kuptimin e personit përballë, unë problem, kam problemet reale, me të cilat lufta është më e egër dhe gjatë, gjërat që duhen zgjidhur për njerëzit” tha ai.