Në tregun e këmbimit valutor vendas, gjatë javës, (13-19 korrik) leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u zhvlerësua me 0.71 lekë gjatë kësaj jave. Monedha e gjelbër u këmbye ditën e hënë me 109.65 lekë dhe në fundjavë zbriti në kuotën e 108.94 lekëve. Ndërsa euro gjatë këtyre 7 ditëve ruajti vlerën e rreth 124 lekëve. Në fillim të kësaj jave monedha europiane u këmbye me 124.06 lekë dhe në fundjavë shënoi kuotën 124.23 lekë.
Leku gjithashtu fitoi pikë edhe në raport me frangën zvicerane dhe paundin britanik. Monedha angleze këmbehet me 136.80 lekë kundrejt 138.09 lekëve që ishte në fillim të javës. Ndërsa franga zvicerane u zhvlerësua me 0.77 lekë nga e hëna në fundjavë. Monedha zvicerane këmbehet me 115.64 lekë kundrejt 116.41 lekëve që ishte në fillim të javës 13-17 korrik. Banka e Shqipërisë bën të ditur se kursi i këmbimit është i qëndrueshëm dhe efekti i sezonit turistik ka ndikimet e veta në forcimin e pozitave të Lekut, në raport me monedhat e huaja.