Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vend. Sipas IGJEUM, kjo fundjavë do të jetë e favorshme për të shkuar në plazh dhe për të shijuar rrezet e diellit. Favorizuese do të jenë edhe temperaturat, të cilat do të variojnë nga 20 deri në 35°C.
Në bregdet, temperaturat do të variojnë 19 / 33°C; në vendet e ulëta: 18 / 35°C ndërsa në vendet malore: 13 / 29°C. Megjithatë në zonat veriore dhe verilindore, ku gjatë orëve të pasdites dhe natës do të ketë vranësira kalimtare. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim 3 ballë.