Ujori: Personat e lindur në shenjën e Ujorit janë shumë racionalë, intelektualë dhe të pavarur. Kanë zakon të fshehin anën e tyre emocionale në mënyrë që të perceptohen si persona të ftohtë. Duke qenë se janë të pavarur, marrin vendim vetë dhe nuk janë dakord me njerëzit prepotentë dhe manipulues duke u përpjekur që çdo gjë që bëjnë të jetë na avantazhin e tyre.
Peshorja: Edhe pse njihen si të pavendosura, Peshoret janë jashtëzakonisht kokëforta. Janë shumë të përqëndruara, me kapacitetin për të parë përtej sipërfaqes së personave që i rrethojnë dhe shpesh në gjendje të kuptojnë nëse një person po i gënjen, vetëm duke u bazuar në fjalët e tyre. Ujori dhe Peshorja janë shenja ajri, të dyja kanë karakteristika individuale, por ajo që i bashkon është kokëfortësia dhe vigjilenca e tyre për të mos u manipuluar.