Rrallimi i flokëve mund të vijë nga faktorë të ndryshëm, siç janë edhe veprimet e përditshme që mund ta përkeqësojnë këtë gjendje. Bëni kujdes nga këto gabime të përditshme që po ju dëmtojnë flokët: Nuk kujdeseni sa duhet për skalpin: Ju mund të keni përdorur çdo produkt të mundshëm për pjesën jashtme po jo për thelbin e problemit që janë rrënjët. Ato duhet të marrin vitaminat e nevojshme për tu rritur dhe duhet të kenë qarkullim të mjaftueshëm të gjakut.
Po përdorni krëhërin e gabuar: Krëhërat plastikë mund të jenë të lirë po nuk i bëjnë mirë flokëve tuaj. Në vend të kësaj, blini një furçë me krëhër më të buta, e cila do të stimulojë kokën pa dëmtuar flokët tuaj. I lani flokët përditë: Cilësia e flokëve tuaj mund të ndryshojë ndërsa rriten për të njëjtën arsye që ju keni vërejtur se lëkura juaj po humbet shkëlqimin e saj. Lëkura juaj ndalon prodhimin e shumtë të vajit ndaj nuk duhen larë përditë në mënyrë të tillë që mos të hiqni vajrat natyror që ato prodhojnë të cilët ushqejnë rrënjët.
Përdorni shampo të thatë: Shampo e thatë është ndoshta një nga produktet më të këqija që mund të përdorni, sepse ajo vetëm sa mbyll poret. Përdorimi i saj një herë ose dy herë në javë është i mirë, por duke e përdorur atë ditë pas dite do të ndërhyjë me vajra të shëndetshëm të flokëve tuaj.
Ndotja e ajrit: Rrezet e diellit nuk janë rreziku i vetëm për flokët tuaj. Era dhe ndryshimet në lagështinë mund t’i dëmtojnë ato, duke ju detyruar të përdorni shuam produkte për t’i zbutur. Dhe toksinat në ndotjen e ajrit prodhojnë radikalet e lira të specieve reaktive të oksigjenit që dëmtojnë qelizat e flokëve dhe prishin biokiminë normale të flokëve, duke e bërë kështu dëmtimin e flokëve më të shpejtë.