Jeni ende “konfuze” dhe marrëdhënia juaj është e mbushur më dyshime nëse partneri juaj është një mashkull familjar dhe i përkushtuar, ky artikull mund t’ju ndihmojë disi.
Sipas një studimi këto janë tre shenjat e horoskopit që u përkasin meshkujve familjarë, të dashur dhe të përkushtuar për familjen dhe fëmijët.
Mashkulli i shenjës së Virgjëreshës, do të jetë gjithmonë pranë jush. Ai do ju mbështesë në çdo hap dhe do të ndajë me ju gjithçka. Mashkulli i kësaj shenje është një shok shumë i mirë dhe do ja u bëjë jetën më të lehtë.
Mashkulli që i përket shenjës së Peshores është gjithashtu partneri ideal për ju dhe familjen tuaj.
Ai është i matur, i drejtë, punëtor, i sinqertë, i respektueshëm dhe i “etur” për punët e shtëpisë. Ccdo femër do e admirojë këtë mashkull. Ai nuk do të ngurojë asnjëherë të kujdeset për fëmijët tuaj dhe të luajë.
Mashkulli i shenjës së Dashit është i treti në listë, përsa i përket meshkujve “për shtëpi”. Atij i pëlqen familja tradicionale dhe do bëjë të pamundurën për ta pasur atë sa më afër.
Atij i pëlqen të marrë iniciativa dhe të bëjë gjëra për shtëpi, por ndryshe nga Peshorja, që i pëlqen më shumë të bashkëpunojë me bashkëshorte, mashkulli i shenjës së Dashit preferon ti kryejë vetë detyrat.