1. Dashi (21 Mars – 19 Prill)
Ata puthin mirë sepse duan të puthen mirë. Nëse partneri juaj Dash po ju puth, nuk po ju mashtron. Ata ju japin zemrën dhe shpirtin e tyre në atë puthje.
2. Demi (20 Prill – 20 maj)
Një shenjë me të vërtetë pasionante, Demi shijon artin e puthjes po aq sa të bërit dashuri. Ata kanë lindur për të puthur, është thjesht diçka që vjen shumë e natyrshme për ta. Puthjet e tyre të papërshkrueshme do t’ju emocionojnë.
3. Gaforrja (21 qershor – 22 korrik)
Natyra joshëse e personalitetit të gaforres është aq e bukur dhe e ngrohtë saqë është e pamundur t’i rezistosh. Mos e humbisni shansin të putheni me një gaforre. Është një përvojë shumë e veçantë puthja me një gaforre sepse ato kanë një dashuri të pastër në puthje.
4. Luani (23 korrik – 22 gusht)
Luani ka aftësinë për të bërë gjithçka. Por në apektin e dashurisë dhe pasionit, qëndrojini disi mënjanë. Ata puthin vetëm me qëllime. Kjo mund të jetë për shkak të dëshirës, mund të jetë edhe për shkak të urrejtjes. Luani është ndoshta puthësi më i mirë i zodiakut, kjo sepse është një nga shenjat më të mira që di të bëjë çdo gjë.
5. Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)
Ta themi troç. Akrepi nuk dëshiron të të puthë. Ai thjesht e kthen kur dikush e puth. Pra çdo akrep, në çdo lloj lidhje, pret të puthet dhe nuk jep asnjëherë i pari.
Nëse nuk do ishin pak rezistues ndaj puthjes nuk do ishin kaq interesantë. Akrepi puth me shumë pasion dhe përfshihet i gjithi në çështjet e dashurisë dhe seksit.
6. Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)
Nëse doni të puthni dikë që është një shpirt i lirë dhe nuk i intereson se çfarë mendoni për puthjen e tyre, atëherë puthni sot një Shigjetar. Do të provoni një lloj puthje tjetër – është pothuajse sikur të jesh vetëm! Për shkak se ata nuk përpiqen t’ju bëjnë përshtypje, ata janë atje vetëm për kënaqësinë e puthjes.