DASHI

Hëna sot është shumë premtuese për miqësitë dhe marrëdhëniet sentimentale. Në qoftë se jeni çift do të jeni të disponueshëm për dialog dhe argëtim me partnerin.

Sektori profesional do të jetë më i favorizuari sot, kështu që dita e sotme do ju rezervojë kënaqësi të mëdha. Pozicioni i favorshëm midis Hënës dhe Jupiterit do ju lejojë të rrisni të ardhurat tuaja. Ndonjë shqetësim i vogël në dashuri, si shkak i një zënke gjatë mbrëmjes.

BINJAKËT

Sfera financiare do të jetë në plan të parë sot. Ka ardhur koha të bëni disa ndryshime të nevojshme, të cilat do ju ndihmojnë të realizoni projekte origjinale. Sot edhe nesër do të jenë ditët e përshtatshme për të marrë një hua ose për të bërë transferta parash.

GAFORRJA

Fati do të jetë me ju për të zgjidhur në momentin e fundit një situatë të natyrës financiare, një zgjidhje e shkëlqyer nga ana juaj që do ju sjellë dhe të ardhura të mira. Fakte dhe momente të mëdha lumturie e pasioni do ju lidhin më shumë me njeriun e zemrës.

LUANI

Hëna, Neptuni dhe Mërkuri në kundërshtim me shenjën tuaj bëjnë që të keni ide konfuze, ju heqin besimin që keni në vetvete dhe ju bëjnë të jeni nervoz me personat që ju duan. Mundohuni t’i bëni gjërat me qetësi, sepse vetëm kështu mund të mbaroni me sukses punën e nisur.

VIRGJËRESHA

Sot qielli juaj përshkohet nga ndikime pozitive që do ju ndihmojnë të arrini rezultatet që prisnit prej kohësh në punë. Në fakt nuk do të mungojnë mundësitë për ta bërë më funksionale dhe të organizuar punën tuaj. Pranoni ftesën e miqve tuaj për të kaluar një mbrëmje mondane.

PESHORJA

Tregohuni të kujdesshëm në ato që thoni sepse gjithçka mund të përdorët kundër jush. Një veprim i pamenduar nga ana juaj mund t’ju shkaktojë probleme si me kolegët ashtu edhe në jetën në çift.

AKREPI

Sot do të keni pakënaqësi në familje dhe do ju bëjnë të ndiheni të irrituar dhe pesimist. Mundohuni të bëni ndonjë pushim të shkurtër larg shtëpisë dhe në vetmi nëse është e nevojshme dhe mendoni se mund t’ju bëjë mirë

SHIGJETARI

Ju pret një ditë e qetë dhe e pasur me të reja të rëndësishme e zgjidhje interesante. Në avantazh do të jetë sektori profesional. Sa për dashurinë, sensualiteti, rrjedhshmëria në të shprehur dhe simpatia juaj do ju ndihmojë të tërhiqni rreth vetes persona interesantë.

BRICJAPI

Realizime të shkëlqyera në jetën profesionale falë kualiteteve tuaja natyrale dhe eksperiencës suaj. Për sa i përket sferës private, gjendja juaj shpirtërore është e mirë, kështu që mund t’i vlerësoni më mirë ndjenjat tuaja karshi partnerit.

UJORI

Hëna në shenjën tuaj bën që dita e sotme të jetë magjike, perfekte për të përfunduar me sukses çdo kontratë dhe për vazhduar një punë të kënaqshme. Program i shkëlqyer në mbrëmje me miqtë tuaj ose në shoqërinë e partnerit.

PESHQIT

Ndonjëherë duhet një pauzë reflektimi edhe në periudhat më të favorshme të jetës. Dita e sotme ka për qëllim t’ju bëjë të shikoni më qartë realitetin që është i ndërtuar nga pengesa të vogla.