Prej kohësh në media është përfolur për një lidhje dashurie mes këngëtarit Butrint Imeri dhe moderatores Kiara Tito. Ata janë fotografuar shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, mirëpo asnjëherë nuk e pranuan se kishin një romancë bashkë. Madje, Kiara e përforcoi faktin që s’ka pasur kurrë diçka me Butrintin teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në InstaStory.

“Ke qenë ndonjëherë e lidhur me ndonjë të famshëm?”- ishte pyetja e një ndjekësi, të cilit Kiara iu përgjigj thjesht me “Jo”.

Mirëpo, postimet e tyre të fundit në rrjete sociale na i ngritën sërish disa pikëpyetje. Kiara dhe Butrini ndodhen në Dhërmi, madje fiks në të njëjtin vend. Në të njëjtën kohë me njëri-tjetrin, Kiara ndau një foto të plazhit ku dalloheshin çarçafët e bardhë të çadrës që lëkundeshin nga era dhe më pas të njëjtën pamje publikoi edhe këngëtari.

Rastësi? Do thonim që këto story duken më shumë si pushime së bashku!