Moderatorja Kiara Tito është një ndër emrat më të njohur të ekranit dhe një ndër vajzat më bukuroshe me shumë ndjekës në rrjete sociale. Në fotot e saj të shumta, Kiarën e shohim gjithmonë të kuruar deri në detaj mirëpo ju kishte shkuar ndonjëherë në mendje se në moshë të vogël ajo dukej si djalë?
Në një postim në InstaStory, moderatorja ka ndarë një foto shumë të ëmbël të sajën nga fëmijëria, ku shfaqet me flokët e prerë shkurt dhe me një bluzë me vija në ngjyrë blu. Madje, Kiara tregon se asokohe i kishte prerë flokët vetë.
“Ishte koha kur flokët i prisja vetë. Modeli në fjalë quhet baluke me shkallë.”- shkruan ajo me humor krahas fotos së rrallë të viteve më parë.
Jemi të bindur se edhe ju keni eksperienca të tilla me flokët para disa vitesh, apo jo?