Në vijim të rrëfimeve në Twitter të Kanye West, i cili po shokon gjithë fansat me deklaratat e tij, reperi i njohur ka zbuluar se ka dashur të divorcojë Kim Kardashian që para dy vitesh. Kanye, i cili po kandidon për President të SHBA -ve, ka treguar se Kim u përpoq që ta mbyllte në spital psikiatrik bashkë me dy mjekë. Ai shkroi të Twitter se ka dashur ta divorcojë bashkëshorten, që kur ajo u takua me ish-in e Nicky Minaj për të folur për reformën në drejtësinë penale. Kanye, i cili është baba i katër fëmijëve me Kim, ak uzoi gjithashtu vjehrrën Kris Jenner për “supremaci të bardhësh”, ndërsa ndau mesazhet private që i kishte dërguar asaj, ku i kërkonte që të flisnin ose ndryshe do t’i shpallte luf të.

Kjo deklaratë vjen pas komenteve të çuditshme të bëra nga Kanye ditët e fundit, i cili zbuloi se Kim e kishte konsideruar të abortonte vajzën e tyre North, që sot është 7 vjeç. “Unë desh vra va vajzën time”, u shpreh ai duke qarë, në nisje të fushatës presidenciale. Sjellja e reperit në javët e fundit ka ngritur shqetësimin se ai është në mes të një krize të shkaktuar nga çrregullimi i tij bipolar – një gjendje për të cilën ka folur publikisht në të kaluarën. Dje mediat shkruanin se Kim po e përjeton shumë keq këtë situatë dhe mendon se partneri i saj vu an nga bipolariteti. Të gjithë mendojnë se martesa e tyre nuk do t’i mbijetojë dot kësaj krize.

E më në fund ka ardhur edhe reagimi i Kim rreth gjithë zhurmës që ka krijuar Kanye. Me anë të një sërë statusesh në Instagram, ajo ka folur në lidhje me shëndetin mendor dhe përvojën e tij me çrregullimin bipolar e deri tani lajmet mbi divorcin. Tani është raportuar se Kim, është takuar me avokatët për procesin e divorcit për të diskutuar të ardhmen e marrëdhënies së tyre, por Kim nuk e ka përmendur divorcin në reeagimin e saj.

Kim shkroi: “Siç e dini shumë prej jush, Kanye ka çrregullime bipolare. Kushdo që e ka këtë problem ose njeh persona në jetën e tyre e di se është tepër e ndërlikuar dhe e dhimbshme të kuptohet. Asnjëherë nuk kam folur publikisht se si kjo ka ndikuar tek ne, në shtëpi sepse unë kam dashur të mbrojë fëmijët mi dhe të drejtën e Kanye për privatësi kur bëhet fjalë për shëndetin e tij. Por sot, më duket sikur duhet ta komentoj për shkak të thashethemeve dhe konceptimeve të gabuara në lidhje me shëndetin mendor. Ata që e kuptojnë sëmundjen mendore apo edhe sjelljen e detyrueshme e dinë që familja është e pafuqishme ndaj personit me probleme, përveç nëse personi është i mitur. Personat që nuk janë në dijeni mund të jenë gjykues. Njerëzit të cilët nuk janë të vetëdijshë mund të jenë gjykues dhe të mos e kuptojnë që vetë individi duhet të angazhohet në procesin e marrjes së ndihmës, pavarësisht se sa shumë përpiqen familja dhe miqtë. E kuptoj që Kanye është subjekt i kritikave sepse ai është një personazh publik dhe se veprimet ndonjëherë mund të shkaktojnë mendime dhe emocione të forta. Ai është një person i shkëlqyer, por i ndërlikuar që në krye të presioneve të të qenit artist dhe një njeri i zi, i cili përjetoi humbjen e nënës së tij, dhe duhet të merret me presionin dhe izolimin që theksohet nga çrregullimi i tij bipolar. Ata që janë afër me Kanye e dinë zemrën e tij dhe i kuptojnë fjalët e tij që disa herë nuk përputhen me qëllimet e tij.”