Kivanç Tatlitug, Can Yaman dhe Aras Bulut Iynemli janë ndër aktorët më të njohur në Turqi, të cilët kanë rrëmbyer gjithashtu zemrat e publikut shqiptar. Ata kanë rënë në sy për tiparet tërheqëse dhe janë kthyer në fiksimin e të gjitha femrave, ndërsa fansa nga e gjithë bota i kanë vendosur tre aktorët përballë njëri-tjetrit, në një sondazh për të shpallën më të bukurin mes tyre.

Fansat kanë votuar dhe gjejeni pak cili u shpall mashkulli më i pashëm mes të treve? Pikërisht Can Yaman! Ai zuri vendin e parë me 27 mijë vota, si aktori më i pashëm turk. Këtë vend e pasoi Kivanç Tatlitug, ndërsa Aras Bulut u rendit i treti me 12 mijë vota. Më herët, Can Yaman është shprehur se nuk i pëlqen aspak fakti që krahasohet me aktorët e tjerë pasi sipas tij, ai ka veçori të tjera nga ata.