Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa bën shpesh eksperimente me look-un e saj. Atë e kemi parë pothuajse në çdo ngjyrë flokësh, nga të cilat ka hequr dorë shpejt. Para pak ditësh, Dua publikoi një foto të vjetër me flokë brune, krahas së cilës shkruante: “A duhet ta rikthej?”. Ajo kërkoi mendimin e fansave të saj, të cilët ishin për “Po”.


Këngëtarja i ka dëgjuar dhe me anë të disa fotove të publikuara sot në Instagram, ka treguar se është bërë sërish brune, një look ky i pëlqyer nga të gjithë. “U riktheva pas kërkesës së shumicës”, ka shkruar Dua krahas fotove.